Friday 14 August 2015

Android (4.4+): Bërja root e telefonit ose tabletit tuaj me Android përfshin lidhjen e tij në PC, përdorimin e ADB-së dhe disa hapa të tjerë. Por zhvilluesi geohot tani ka lëshuar një mjet të ri, Towelroot, që e mundëson bërjen e root-it për shumë pajisje në Android të thjesht si instalimin e një aplikacioni dhe përdorimin e tij. Përpara se të vazhdoni, janë disa gjëra që duhet të dini. Së pari, bërja root e pajisjes suaj zakonisht i prish garancitë. Së dyti, ky mjet punon në telefonët që përdorin Android KitKat. Së treti, kjo metodë nuk punon me Motorola-n ose telefonët HTC.
Instalimi dhe përdorimi është mjaft i thjeshtë. Shkoni tek Settings -> Security dhe mundësoni instalimin e aplikacioneve nga burimet e panjohura. Më pas, shkoni në Towelroot.com, shkarkoni dhe instaloni APK-në dhe përdoreni atë. Mund të ju marrë një minutë derisa pajisja juaj të bëhet root dhe të rifillojë. Kontrolloni nëse është bërë me të vërtet root duke përdorur Root Checker. Fsafsaf